Pendarovski: VMRO-DPMNE dorëzoi lista deputetësh që të “tregtojë” në bisedime

VMRO-DPMNE ka dorëzuar listat për deputetë jo sepse realisht ka për qëllim mbajtjen e zgjedhjeve, por me këtë akt ka për qëllim që të bëjë tregti në bisedime, të cilat do të udhëhiqen nga ndërkombëtarët, vlerëson profesori universitar Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.

“Bisedimet kanë për qëllim tërheqjen e abolimit dhe ndërrimin e datës së zgjedhjeve. Nëse VMRO-DPMNE nuk do të dorëzonte lista për kandidatë, praktikisht do të largohej nga kjo kartë, që po luan në bisedime. Data e 5 qershorit dhe abolimi janë dy çështje me të cilat VMRO-DPMNE do të bëjë tregti”, nënvizoi Pendarovski.

Sipas tij, mospjesëmarrja e BDI-së në zgjedhje ishte shokuese për VMRO-DPMNE, e cila deri në momentin e fundit nuk besoi se BDI nuk do të rrijë në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button