Karvani i OEMVP-së në Manastir

Para bizneseve të Manastirit, sot OEMVP prezantoi aktivitetet, funksionin dhe rolin e Odës, si dhe shërbimet e reja që ofron nga ky vit për anëtarët e saj, siç janë informatorët ligjor dhe ekonomik: Juris, Economicus dhe Dobia.

Bizneset e këtij rajoni kishin mundësinë për ndarjen e mendimeve të tyre, qëndrimeve dhe përvojave personale si dhe problemeve të ndryshme që hasin gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre.

Janë shumë sfida e probleme që paraqiten gjatë zhvillimit të një biznesi në Manastir, thonë pronarët e bizneseve në vend, duke shtuar se ambienti afarist në Maqedoni nuk krijon kushte të mira për biznes, dhe të gjitha këto barriera që bizneset kanë, duke mos u shqyrtuar në kohë nga autoritetet kompetente,  e bën edhe më të vështirë funksionimin e biznesit. Zhvillimi ekonomik i një vendi varet nga zhvillimi i sektorit privat i cili njëkohësisht do të gjeneronte edhe vende të reja të punës.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha, tha se aty ku mund të gjejmë zgjidhje, ne e kërkojmë. Prandaj jemi këtu sot që të bisedojmë me ata të cilët janë në këtë fushë, vetë bizneset, sepse ato janë zgjedhjet. Mirë është kur ka ide dhe propozime të ndryshme, të cilat na ndihmojnë në përpilimin e planit tonë strategjik, sepse suksesi është gjithmonë i përbashkët.

Takimi i radhës do të mbahet më 12 Maj 2016 (E Enjte)Dibër në Restoran Venec me fillim në ora 12:00. Janë të ftuara të gjithë përfaqësuesit e bizneseve të këtij rajoni të marrin pjesë në këtë takim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button