Shkup, ftesë për pjesëmarrje në trajnim për foto-aktivizëm

Fondacioni Metamorfozis publikon ftesë të hapur për paraqitjen e pjesëmarrësve në trajnimin treditor për foto-aktivizëm. Pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë mundësi të fitojnë shkathtësi teknike për fotografim, si dhe të mësojnë mënyra për përpunimin e avancuar të fotografive. Trajnimi është i hapur për gazetarë, aktivistë qytetarë, blogues.

Trajnimi do të mbahet në klubin GEM më 13, 14 dhe 16 dhjetor 2013, dhe atë do ta udhëheqin njohës me përvojë të kësaj fushe.

Pjesëmarrja është pa pagesë dhe çdo pjesëmarrës do të mund t’i zbatojë njohuritë teorike që do t’i marrë gjatë trajnimit, duke i realizuar ushtrimet dhe shembujt e dhënë.

Afati për paraqitje është deri më 10.12.2013.

Për më shumë informata dhe pyetje plotësuese klikoni këtë link- Ftesë për pjesëmarrje në trajnim për foto-aktivizëm /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button