Oda ekonomike e Maqedonisë e para me ISO 9001:2015

Oda ekonomike e Maqedonisë është institucioni i parë në vend, i cili proceset e saja operative i ka rregulluar me kërkesat e standardit të ri ISO 9001:2015.

“Duke i ndjekur të gjitha risitë dhe proceset në kuadër të standardeve për cilësi, sot Nilgun Aras nga British Standards Institution mbajti takim me ekipin menaxhues të Odës, i përfshirë në procedurat dhe ka kryer kontroll të vazhdueshëm në Sistemin për menaxhim me cilësi, si dhe tranzicion ndaj revizionit të ri të standardit ISO 9001:2015. Në bazë të raportit të përgatitur, janë kontrolluar proceset e realizimit të shërbimeve të odave, me përqendrim ndaj kërkesave të reja të standardit dhe aplikimit të tyre në punën e odave”, informon Oda.

Oda ekonomike e para në Maqedoni, para tetë viteve, e implementoi dhe me sukses e certifikoi ISO standardin në punën e saj. “Oda vazhdimisht përpiqet të jetë institucion cilësor, jo vetëm në mënyrë interne, përmes kuadrit të saj profesional, analitik dhe transparent, por edhe në mënyrë eksterne, në punën me të gjithë partnerët: institucionet shtetërore, biznes­asociacionet, mediat dhe bashkëpunëtorët tjerë”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button