Tronditet Durrësi, qëllohet me breshëri automatiku gjimnazisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme profesionale, “Beqir Çela” në Shkozet. Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen rreth orës 10:00  të mëngjesit të sotëm. Viktima është Adriatik Tota, nxënës i vitit të parë . 

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës së mesme. Dëshmitarët, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendngjarje kanë thënë se vrasësi ka qenë një djalë i ri, i veshur me një bluzë me kapuç. 


Sipas burimeve zyrtare, autori i vrasjes ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj viktimës, duke e lënë atë të vdekur, brenda ambienteve të brendshme të shkollës së mesme profesionale ”Beqir Çela”. Ngjarja ka ndodhur tek ofiçinat e praktikës.

Burimet kanë bërë me dije se 15-vjeçari, jetonte në konviktin e shkollës. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. 

Lajme të ngjashme

Back to top button