Shqiptari nga Prilepi

Kur e kam vizituar Shkupin kam mundur të flas edhe me një person i cili më la mbresa vërtetë të veçanta. Tek lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë pyes një burrë rreth 50-vjeçar lidhur me atë se ku të gjej Stacionin e Autobusëve të Tiranës pasi bëja të kthehem për shkak se e kisha vizituar kryeqytetin e Maqedonisë tërë ditën.

Fillimisht e pyeta nëse ishte shqiptar pasi gjasat ishin që të hasje edhe në maqedon. “Po shqiptar jam. Nga Prilepi”, ma ktheu burri rreth të 50-tave. Përgjigja e tij ishte rrënqethëse dhe disi e tmerrshme. Pse ishte e tillë?

Ishte e këtillë sepse shqiptari nga qyteti Prilep mezi e shqiptonte atë që fliste. Vijoj më tej ta pyes për vendndodhjen e Stacionit të Autobusëve dhe më thotë me një shqipe të çalë. “Nuk di. S’flas mirë shqipen”. Edhe këtë me një shqipe sikur të jetë i huaj. Aty e kuptova se e kishte thuajse të pamundur për të ma shprehur se ku ndodhej stacioni që kërkoja pasi shqipja e tij thuajse nuk mirrej vesh. Por se gati në të ikur, teksa dielli gati po rrëzohej përtej malit ktheva kokën dhe e pashë edhe njëherë burrin nga Prilepi.

Ngjante njerëzor gjithsesi. Mendova se si banor i një zone ku pak kanë mbetur shqiptarë ishte asimiluar. Burri në fjalë ishte asimiluar jo veç në të folur, por se edhe në mënyrën e jetesës, gjestet, veshja që dukeshin e zakonet ndoshta. Po aty më ra ndërmend se Prilepi është qytet ku shqiptarët as katër përqind nuk janë. Më e tmerrshme bëhet situata kur merr me mend se shumë afër Prilepit ndodhet Manastiri, qyteti i Kongresit të Alfabetit Shqip.

Edhe këtu në Manastir, qytet që andej e njohin si “Bitola” situata është thuajse e njëjtë. Braktisje, zbrazje, asimilim. Duke çuar ndërmend ide të tilla e pashë ngultas edhe njëherë shqiptarin nga Prilepi. Ai dukej edhe në fytyrë si i pafajshëm. Ndoshta faji ishte i një shteti që pakicat pak i integron dhe se ku të mundet dhe sheh të dobëtit i asimilon.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Si duket ti si gazetar qenke me i humbur se ai i Prlepit kur kerkon stacionin e atobsave te Tiranes.Ne kte pyetje edhe edhe ndonji akademik nuk do te dinte te pergjigjej a njeriu i thjeshte do te merte per per leshko Edhe njehere do kerkosh staconin e autobusave dhe pike,pa permende Tirane Tetove ……

    1. …..Thjesht jam specifikuar mire ne ate cka kam dashur te them. Nuk ka qene Stacion autobusash, por furgonesh. Dmth automjetin per te ikur per ne Tirane me pak fjale…Ndjese per percaktimin e pasakte gjithsesi. Autori.

  2. Fyerje, fyerje, fyerje… A do të vijë ndonjë ditë që ne të komunikojmë pa fyerje, por të këmbejmë mendime e ide midis vetes e le tëë jenë ato në kundërshtim të plotë me njëra-tjetrën. Këto fyerje i shërbejnë dikujt si armë kundër nesh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button