Gjykimi kundër protestuesve shtyhet për nesër

Shtyhet seanca gjyqësore për dy protestuesit e parë të akuzuar për shkatërrimin e zyrës së presidentit Gjorge Ivanov në protestat kundër faljes. Shkaku është kompensimi i dëmit prej 15 000 eurove, që e kërkon Prokuroria publike nga të akuzuarit, transmeton Alsat-M.

Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, gjyqtarja kompetente kërkoi korrigjim të vlerësimit duke pasur parasysh se për të njëjtën ngjarje ka edhe të akuzuar tw tjerë dhe kjo u është ngarkuar vetëm dy personave, të cilët sot u desh të gjykohen.

Gjykimi vazhdon nesër, deri kur duhet të prononcohet prokuroria nëse do ta ndajë shumën e kërkuar për zhdëmtim, në mes të të gjithë të akuzuarve deri tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button