Një person humbi jetën, tjetri është lënduar rëndë në aksidentin afër Tetovës

Pak pas orës 12, sot në rrugën e vjetër Tetovë-­Kopje afër nënkalimit të Dibrës automjeti “hjundai” ka humbur kontrollin, është përplasur me shtyllën e betonit dhe është rrotulluar përmbys, me ç’rast M.M. (38) nga Tetova nga plagët e marra në rrugë drejt spitalit të Tetovës ka vdekur.

Sipas informatave fillestare, shoferi (31) R.M. nga Tetova ka marrë lëndime të rënda trupore në kokë dhe pas ndihmës në spitalin e Tetovës urgjentisht është transferuar në Klinikën në Shkup.

Vazhdon ekspertiza nga prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë rreth shkaqeve nga ky aksident i rëndë i komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button