Berisha: Pranimi i Kosovës në UEFA arritje historike

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se pranimi i Kosovës në UEFA është një fitore e vërtet për futbollin dhe mbarë sportin e Kosovës dhe Kombin Shqiptar.

“Anëtarësimi i Kosovës ne UEFA është vlerësimi i madh i futbollit europian për futbollin e Kosovës.”

“Me këtë rast, uroj që ky akt historik të frymëzojë shqiptarët për ecur të vendosur drejt realizimit të ëndrrës së shqiptarëve; një komb, një ekip futbolli, që ka si armik të vet mafien transnacionale. Urime Kosovës për arritjen historike!!”, ka shkruar Berisha.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

“Nje arritje historike per Kosoven!

Te dashur miq, sot Republika e Kosoves u be anetare me te drejta te plota ne UEFA. Kjo eshte nje fitore e vertet per futbollin, sportin dhe mbare Kosoven dhe kombin shqiptar. Anetaresimi i Kosoves ne UEFA eshte vleresimi i madh i futbollit europian per futbollin e Kosoves.

Me kete rast, uroj qe ky akt historik te frymezoje shqiptaret per ecur te vendosur drejt realizimit te endrres se shqiptareve; nje komb, nje ekip futbolli, qe ka si armik te vet mafien transnacionale. Urime Kosoves per arritjen historike!! Sb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button