Sot mbahet edicioni i 17 i festivalit për fëmijë “Ylberi”

Tradita 16 vjeçare e organizimit të festivalit për fëmijë “Ylberi”, vazhdon edhe këtë vit. Sot me fillim nga ora 17:00, në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, festivali do të shënon edicionin e tij të shtatëmbëdhjetë.

Nga shtëpia muzikore “Prima”, e cila tradicionalisht organizon festivalin, konfirmojnë një numër të madh garuesish; rreth 20 këngë në gjuhën shqipe dhe përfaqësues të festivaleve të ndryshme, si  “Zllatno Sllavejçe”, “Fest Si-do” dhe festivale me karakter të përafërt nga shtetet fqinjë si Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

“Ylberi” është festivali i vetëm shqiptar i këtij lloji në Maqedoni, i cili promovon në mënyrë aktive vlera të mirëfillta fëmijërore përmes artit muzikor. Festivali numëron 200 pjesëmarrës – një korr të fëmijëve, solistëve, pjesëmarrësve nga grupe të ndryshme të baletit, koreografë, mysafirë, ndërkaq që karakteri i tij edhe më tej mbetet garues.

Transmetues ekskluziv i edicionit të sivjetshëm të Ylberit është TV-21 dhe do të përfshijë tërë diasporën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button