Fotoja e diktatorit,Basha:Rama e Meta të mos luajnë me zjarrin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar si provokim të rëndë foton e diktatorit Enver Hoxha gjatë homazheve për 29 Nëntorin.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha i bëri apel kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta të mos provokojnë shqiptarët pasi do të përballen me pasojat.

“Dua të shpreh indinjatën e thellë të PD-së për provokimin e rëndë që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë demokratike, shoqërisë së hapur shqiptare duke zhvilluar një veprimtari zyrtare siç është 29 Nëntori me portretin e diktatorit në sfond. PD i kërkoi dy ditë më radhë kryeministrit Rama të distancohet qartë duke i kërkuar ndjesë gjithë shqiptarëve që janë lënduar duke parë portretin e diktatorit më gjakatar. Nuk është distancuar, duke ushqyer bindjen se është ai vetë porositësi i provokimit. U them dyshesh Rama-Meta, po luani me zjarrin, ish të përndjekurit ata që e paguan më shtrenjtë se kush terrorin enverist nuk do ua falin, brezat që vuajtën urinë nuk do tua falsin, brezin e ri që është rritur e po rritet në demokraci, harrojeni se do ringrini fantazmën e Enverit” tha Basha.

Ai theksoi më tej se opozita do të vazhdojë me vizionin e saj deri në përfundimin me sukses të zotimit për marrjen e statusit së vendit kandidat.

Lajme të ngjashme

Back to top button