“Rasti Kërpaç”, Zëvrlevski kërkon të dhëna nga Janeva

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, e cila udhëheqë hetimet për vdekjen e Kosta Kërpaçit dërgoi shkresa në më shumë institucione. Nga zyra e Marko Zvërlevskit thonë se ndër të tjera, janë dërguar kërkesa deri te prokuroria me të cilën udhëheq Katica Janeva, njofton Alsat M.

“Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot ka dorëzuar kërkesa në Prokurorinë Speciale, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Gjykatën Themelore Shkup 1, për sigurimin e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për të ndjerin K.K, për ta zbardhur rastin”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga Prokuroria tani për tani nuk japin detaje shtesë, për atë se çfarë përfshihet në kërkesat e dërguara në këto institucione.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button