BE me rekomandime për zgjidhje, BDI bën lojë të dyfishtë

Shtatë rekomandime për rinisjen e dialogut u janë sugjeruar liderëve nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, nga ambasadori i BE-së Aivo Orav. Konfirmojnë burime të DW në gjuhën maqedonase. Partitë nuk kumtojnë se cilat janë ato rekomandime, po burime të DW-së thonë se bëhet fjalë për “reafirmimin e porosive të eurokomisarit që i ka dërguar pas vendimit për abolim të politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, por edhe për vendime tjera të cilat ndërkohë kanë përkeqësuar situatën”, transmeton Portalb.

Nga kjo shihet se Brukseli edhe më tutje kërkon tërheqjen e vendimit për abolim, rinisjen e dialogut, pastrimin e Listës së zgjedhësve, reformat në media, si dhe rekomandime tjera. Nuk përjashtohet mundësia të jetë kërkuar edhe kthimi i kompetencave të ministrit për Punë të Brendshme, respektivisht shfuqizimin e vendimin me të cilin i janë marrë kompetencat.

Për momentin vetëm BDI joformalisht ka marr rolin e mediatorit, duke bërë thirrje deri te partitë Maqedonase të pranojnë kompromis për ta tërhequr vendin nga kriza.

“Nëse nuk arrihet një gjë e tillë, atëherë BDI-së i mbetet t’i shqyrtojë politikat e saja në drejtim të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve”, theksoi Bujar Osmani- zëdhënës i BDI-së, para disa ditëve.

Nga ana tjetër BDI dhe VMRO-DPMNE janë partitë e vetme të cilat para disa ditëve kanë dorëzuar në KSHZ propozime për anëtar të Këshillave zgjedhore në përfaqësitë konsullaro- diplomatike. Propozimet të këtilla nuk kanë dërguar PDSH dhe LSDM. Kjo do të thotë se BDI po përgatitet për zgjedhje, që është në kundërshtim me deklaratën e Ali Ahmetit dhënë për gazetën austriake Der Standard, i pyetur për zgjedhjet e 5 qershorit, transmeton Portalb.

Nga BDI nuk japin përgjigje të drejtpërdrejt për këtë veprim të dyfishtë që po e aplikojnë. Bujar Osmani ka deklaruar se BDI i përkrah në vazhdimësi përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për gjetjen e zgjidhjes së krizës.

“Kjo javë është e fundit për partitë që të deklarohen për qëndrimet e fundit në raport me krizën politike. Vetëm zgjidhje që i përfshinë të gjitha anët, është mënyra më e mirë për dalje nga kjo krizë. BDI mbetet në qëndrimin se zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Osmani për DW.

Në pyetjen se pse BD tashmë ka propozuar anëtarë për Këshilla zgjedhore, respektivisht po merr pjesë në përgatitjet e zgjedhjeve, Osmani i ka ikur përgjigjes konkrete./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button