Maji – muaji i datave të rëndësishme dhe tragjike, sfidave dhe momenteve të vështira

Muaji maj i vitit të kaluar ishte muaj i ngjarjeve të shumta, sfidave dhe momenteve të vështira.

Gjatë këtyre 30 ditëve ndodhi konflikti në Lagjen e Trimave, dorëheqjet e tre zyrtarëve të lartë të partisë qeveritare, protestat për Martin Neshkovsin, tre takimet të liderëve, takim në Strasburg, protesta e madhe e opozitës pas çka u formua “Kampi i lirisë” dhe tubimi masovik i VMRO DPMNE-së.

Ja disa nga ngjarjet e muajit maj vitit të kaluar:

  • 2-3 maj- Kongresi i 15-të i VMRO DPMNE-së: Në Kumanovë u mbajt kongresi i partisë në pushtet ku kryetari i partisë u riemërua Nikolla Gruevski. Kongresi fillimisht duhej të mbahej më 9 dhe 10 maj, por u zhvendos një javë më parë për, siç njoftoi “Meta”, “qëllime sigurie dhe operative”.
  • 5 maj: Protesta për Martin Neshkovskin: Pas publikimit të “bombës 29” të opozitës, qytetarët spontanisht filluan të tubohen për të shprehur revoltën e tyre për fshehjen e vdekjes së Martin Neshkovskit. Ata depërtuan kordonin policor dhe u drejtuan drejt Qeverisë, ku njësitë speciale ruanin hyrjen. Ndaj dhunës së policëve, qytetarët u përgjigjën me hedhje të gurëve, shisheve dhe ndezjen e kontejnerëve. Bilanci ishte 30 persona të arrestuar ndërsa 38 policë të lënduar.
  • 9-10 maj: Lagja e Trimave: Në Lagjen e Trimave në Kumanovë, forcat e sigurisë zhvilluan aksion të madh kundër, një grupi të armatosur, ku jetën humbën 8 persona ndërsa u lënduan mbi 30 policë.
  • 12 maj: Dorëheqjet: Ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski dhe drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhanë dorëheqje.
  • 14 maj: Takimi i parë i liderëve: Në Klubin e deputetëve u takuan kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i LSDM-së, Zoran Zaev, i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçui si dhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe euro- ambasadori Aivo Orav.
  • 17 maj: Protesta e LSDM-së dhe i projektit “Qytetarët për Maqedoni”: Opozita së bashku me disa shoqata civile mbajtën protestë masovike para Qeverisë ku kërkuan dorëheqje nga Nikolla Gruevski. Pas përfundimit të protestës, para Qeverisë u vendosën tendat. “Kampi i lirisë” u formua për largimin e Gruevskit nga pushteti. Vendimi për largimin e tendave u njoftua pasi liderët e katër partive politike, me ndërmjetësim të euro- komisarit për zgjerim Johanes Han, arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike në vend.
  • 18 maj: Takimi i dytë i liderëve në Klubin e deputetëve.
  • 18 maj: Tubimi i madh i VMRO DPMNE-së: Nga sheshi “Pella” kreu i partisë në pushtet porositi se Maqedonisë i ndodh një diktaturë nga pakica politike, por se nuk ka tërheqje apo dorëzim.
  • 19 maj: Takimi maratonë në Strasburg: Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev u takuan në prezencë të tre euro- deputetëve dhe komisarit për zgjerim, Johanes Han, por takimi përfundoi pa marrëveshje.
  • 26 maj: Takimi i tretë i liderëve në Klubin e deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button