Fadil Vokrri: U vu drejtësia e vonuar – Arritje e jashtëzakonshme

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka dhënë një prononcim për media pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Vokrri edhe pse i emocionuar u tregua i matur dhe vigjilent në deklarata, falënderoi të gjithë , edhe miqtë që bën obstruksione.

Legjenda e futbollit kosovar tha se tani rruga është e hapur  edhe për anëtarësimin  javën e ardhshme në organizatën më të madhe të futbollit në botë  – FIFA

“Më në fund u vu një drejtësi pakëz e vonuar, megjithatë duke marr parasysh bllokadat  ligjore që u munduan serbët t’i bëjnë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e të gjithëve, përfshi edhe mediat. Momentet kanë qenë mjaft të vështira, duke parë kahjen që i dhanë disa shtete që i konsiderojmë miq, pavarësisht kësaj ne i konsiderojmë miq prapë edhe pse pat obstruksione.”

“Kemi pasur frikë se mos po tërhiqet pika për votimin e Kosovës, por jemi siguruar nga zyra ligjore se pika e votimit është  e ndarë. Kemi pas në mendje edhe UNESCO-n. Mund të themi se e kemi rrugën e mirë përpara edhe për FIFA javën e ardhshme në Mexico City,” ka thënë Vokrri, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button