Shpend Ahmeti: Do t’i realizojmë premtimet

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili fitoi garën e balotazhit përballë kundërkandidatit të tij, Isa Mustafa, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në një prononcim për Telegrafin tha se e presin shumë punë, të cilat duhet të realizohen.

Ahmeti ka theksuar se sot një ditë pas fitores, ndjehet ende i ngazëllyer nga fitorja e tij dhe e VV-së në Prishtinë.

“Numri i madh i urimeve dhe telefonatave të cilat i vijnë gjatë gjithë kohës janë treguesi më i mirë për madhështinë e fitores. Gjatë gjithë kohës kemi marrë urime nga qytetarët. Përpara nesh janë punë jo të lehta, të cilat duhet të realizohen”, ka thënë ai.

“Unë konsideroj që furnizimi me ujë është një prioritet i madh për Prishtinën, pa përjashtuar edhe projektet tjera, të cilat janë premtuar dhe janë të rëndësishme për kryeqytetin”, ka theksuar ai.
Ahmeti sa i përket koalicionit të VV-së me partitë tjera, tha se koalicione nuk pret që të ketë, por “jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që janë të interesuar që t’i shtyjnë përpara projektet për kryeqytetin. Ne e kemi një plan, do të diskutojmë, dhe jemi të gatshëm që të pranojmë propozime”.

Lajme të ngjashme

Back to top button