Afatet për zgjedhje kalojnë, a do të ketë pasoja?

Afatet për zgjedhje po rrjedhin Tre nga 4 nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos vlerësojnë se nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor, edhe pse disa prej tyre ende nuk kanë dalur me qëndrim zyrtar. Tani për tani vetëm VMRO-DPMNE është pro zgjedhjeve. Analistët vlerësojnë se në vazhdim do të hapen shumë probleme me pasoja, transmeton Portalb.

“Cilat zgjedhje? Po bëni shaka me mua?” Kështu ka reaguar Ali Ahmeti në pyetjen e gazetares së Der Standard-it, ku ka folur për aktualitetin politik në Maqedoni. PDSH edhe pse nuk ka dalur ende me qëndrim zyrtar, kreu i saj Menduh Thaci qysh muajin e kaluar ka deklaruar se nuk ka kushte për tu mbajtur zgjedhje pa plotësim të kushteve. LSDM tanimë ka betonuar qëndrimin se nuk shkojnë në zgjedhje. Nëse nga partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos vetëm VMRO-DPMNE nuk do të shkojë në zgjedhje vetë partia do të bart pasoja”, ka deklaruar për REL analisti Albert Musliu.

Megjithatë afatet po kalojnë, ndërkaq listat me kandidatë për deputetë duhet të dorëzohen deri më 11 të këtij muaji. Problem shtesë do të mund të ishte që partitë t’i tërheqin anëtarët nga KSHZ.

“Për faktin që tanimë zgjedhjet janë caktuar, çdo vendim për tërheqjen e anëtarëve nga KSHZ do të jetë politike, dhe nëse tërhiqen shumica e anëtarëve atëherë vijmë edhe te një krizë edhe më e thellë, nuk kemi shumicë në KSHZ, shërbimi nuk është kompetent të sjellë asnjë vendim dhe automatikisht kjo do të thotë bllokim i procesit zgjedhor”, ka thënë për REL ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Novakovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button