“Mediat në Maqedoni patjetër duhet t’u rezistojnë trysnive partiake”

“Gjendja e mediave të lira në Republikën e Maqedonisë është si në periudhat më të rënda të historisë së vendit, ndërkaq çdo ditë e kaluar me pushtetin e VMRO-DPMNE-së vijnë kohëra edhe më të vështira. Kjo e konfirmon edhe raportin e fundit të “Freedom House”, ku shteti jonë është vlerësuar si vend jo i lirë në lidhje me liritë e mediave”, thuhet në reagimin e PLD-së, njofton Portalb.

Nga partia opozitare PLD, theksojnë se në ditën e sotme të lirisë së mediave, Maqedonia ka hapësirë të ndarë mediatike dhe është nën trysni të përforcuar, ndërkaq çdo gazetar që e punon profesionalisht punën e tij është në shënjestër të pushtetit.

“Kërkojmë që të kthehen parimet demokratike në fushën e mediave, me çka patjetër duhet ta tregojmë rëndësinë dhe solidaritetin nga brenda, në profesionin gazetaresk”, shtojnë nga PLD, transmeton Portalb.

Nga PLD, gjithashtu kërkojnë që në Ditën Botërore të mediave, të plotësohet pjesa e mediave nga Marrëveshja e Përzhinos, për rregullimin e fushës mediatike që çdo gazetarë ta punoj punën e tij në mënyrë profesionale, të saktë dhe të balancuar.

Nga PLD i inkurajojnë të gjitha mediat që t’u rezistojnë të gjitha trysnive partiake dhe të punojnë në bazë të normave profesionale dhe të Kodit Etik të Gazetarisë.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button