Maqedoni, në rritje numri i të sëmurëve nga astma

Numri i të sëmurëve me astmë (sëmundje kronike inflamatore e rrugëve të frymëmarrjes) çdo vit po rritet. Në vitin 2012 në mënyrë ambulantore janë kontrolluar 1.920 të sëmurë, ndërsa në vitin 2015 numri është dyfish më i madh. Numri i të hospitalizuarve është në rritje në pajtim me rritjen e numrit të kontrolleve në kushte ambulantore. Këto janë të sëmurë me pasqyrë më të rëndë klinike dhe të cilët kërkojnë hospitalizim.

Në vitin 2012 1.662 të sëmurtë janë hospitalizuar ndërsa në vitin 2015 ­ 1.905 të sëmurë. Këtë sot në konferencë për shtyp me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Astmës, e theksoi drejtoresha e Klinikës për pulmologji dhe alergologji dhe kryetare e Shoqatës së pulmologëve të Republikës së Maqedonisë, Biserka Qaeva, e cila tha se astma është një nga sëmundjet më të shpeshta.

“Kjo është sëmundje që zgjat tërë jetën e të sëmurit. Është shumë me rëndësi të sëmurët të kenë jetë cilësore t’i respektojnë rekomandimet e mjekëve, të diagnisifikohen paraprakisht në mënyrë të drejtë dhe ta pranojnë terapinë”, theksoi Qaeva.

Mjeku Angelko Gjorçev nga Klinika për pulmologji dhe alergologji tha se Maqedonia ka programin e tretë kombëtar për luftë kundër astmës në botë SHBA­së dhe Britanisë së Madhe nëm vitin 1991 dhe 1992. Nga viti 2006, thekson kam mbulim të tërësisht të pacientëve tonë me terapi adekuate.

“Të gjitha ilaçet, sprejet të cilat pacientët i blinin për çmime shumë të larta ­ 2.000, 3.00 dhe 4.000 denarë, sot janë në listën pozitive dhe pacientët mund t’i blejnë për 200, 250 denarë, që ka rëndësi të madhe në parandalimin e kësaj sëmundje. Për shkak se bëhet fjalë për sëmundje kronike, këto pacientë duhet t’i marrin ilaçet çdo dit që të kenë kontroll të tërësishëm të sëmundjes. Falë programit të tillë botëror në 30 vitet e fundit nuk kemi asnjë rast vdekje nga astma”, shtoi Gjorçev.

Mjeku Dejan Dokiq, kryetar i Shoqatës ndërkombëtare për alergologji dhe imunologji klinike, tha se astma paraqitet në sëmundje fëmijërore, në disa vitet e para të jetës. Thjeksoi se kryesisht bëhet fjalë për asmë alergjike, por ndonjëherë mund të shoqërohet edhe me infeskione virusale.

“Ata pacientë nëse mjekohen me rregull nuk vijnë në pulmologji si të rritur, por ata të cilët kanë fazë kronike, nuk mjekohen në mënyrë adekuate, nuk i marrin barërat mjaft gjatë apo jo me rregull dhe i marrin pas moshëps 14-­vjeçare e më tej, vijnë në Klinikë për trajtim. Numri më i madh i të sëmurëve janë nga Shkupi”, theksoi Dokiq.

Potencoi se ndotja e ajrit dhe grimcat e polenit kontribuojnë që pacientët më shpesh të ankohen për vështirësi në sistemin respirator, mes të cilëve janë edhe astmatikët.

“Një ndotje e ajrit, e cila vetvetiu edhe tek personat e shëndoshë shkakton ndezje të mukozës bronkiale, tek këta pacientë vetëm do ta përkeqësojë dhe vështirësojë pasqyrën klinike”, shtoi Dokiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button