Turqi, “Qyteza e maceve” në Samsun gjithnjë e më e madhe

Rritet numri i ‘banorëve’ të “Qytezës së Maceve” të krijuar për macet endacake, nga ana e Komunës së Samsun-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i maceve të kësaj “qyteze me 5 yje” e ndërtuar në një sipërfaqe prej 1 hektarë, vitin e kaluar nga Komuna e Samsunit në largësi prej 20 kilometrash nga qyteti, është katërfishuar.

Në “Qytezën e maceve” herën e parë kur ishte hapur kishte 50 mace, kurse brenda një viti ky numër është rritur në rreth 200. Me këtë rast kanë filluar punimet që kapaciteti i vendit të rritet në 2 hektarë, për shkak të shtimit të numrit të tyre.

Pavarësisht dyerve të hapura macet endacake nuk largohen nga “qyteza” në të cilën iu është mundësuar qëndrim më i mirë.

Drejtori i Çështjeve Veterinare në Komunën e Samsunit, Nurhan Isler, në deklaratën e tij tregoi se qytezën e kanë hapur vitin e kaluar me 50 mace endacake.

Sipas tij, numri i maceve tashmë është rritur në 200 në këtë qytezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button