Disa “magji” që mund të bëni me sodën e bukës

Soda e bukës është një lëndë e përkryer për të pastruar. Ja disa përdorime të saj.

Zhyt gishtat në ujë me sodë buke për të zbardhur thonjtë – Ajo largon njollat e mbetura nga smalti.

Pastro një lavaman të papastër – Hidh sodë buke sa të mbulohet, fërkoje dhe lëre të veprojë. Pastaj pastroje.

Përgatit vetë një aromatizues ambienti – Merr 1/2 filxhani sodë buke për një vazo. Ju duhen vaj esencial që të pëlqen (8-12 pika), një vazo, letër të fortë, një gjilpërë të madhe, gërshërë dhe laps.

Përgatitja:

Prit një rreth nga letra, pak më të madh sesa sipërfaqja e grykës së vazos. Shpojeni me gjilpërë. Vazon mbusheni me sodë më vaj aromatik. Fiksojeni në pjesën e sipërme të vazos letrën, pasi keni prerë nga kapaku pjesën e sipërme.

Ktheju tiganëve shkëlqimin – Hidh rreth 1/4 filxhan sodë buke në një enë të vogël dhe shto pak ujë të oksigjenuar sa të krijohet një si masë. Pastaj fërkoje mbi sipërfaqen e papastër. Mos e gërryej. Nëse nuk pastrohet, lëre të rrijë një orë pastaj shpëlaje. Tavat tuaja metalike do të shkëlqejnë në çdo kohë.

Hiq njollat e vajit nga rrobat – Vendos pak larës enësh të lëngshëm mbi njollë dhe fërkoje lehtë me gishta, një furçë dhëmbësh të butë, ose një copë. Lëre të qëndrojë për afërsisht 15-30 minuta. Shpërlaje. Në këtë pikë nuk mund ta dish nëse njolla është aty ende apo ka ikur dhe duhet të vazhdosh me fazën tjetër nëse është ende aty.

Përgatit pastë dhëmbësh me sodë buke – Merr 6 lugë gjelle vaj kokosi, 6 lugë gjelle sodë buke, 25 pika vaj esencial, 1 lugë çaji stevia për ta bërë më të ëmbël. Përziej të gjithë përbërësit bashkë. Hidhe në një enë me kapak hermetik dhe mbaje mbyllur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button