Shtetet Baltike i frikësohen Rusisë

Aleanca Euroatlantike NATO është duke shqyrtuar mundësinë e dërgimit të katër batalioneve me trupa ushtarakë në vendet e lindjes.

Sekretari i mbrojtjes në SHBA Ash Carter tha se qëllimi kryesor i këtij veprimi është mbrojtja nga sjelljet agresive të Rusisë në këtë zonë.

Shtetet Baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat iu bashkuan NATO –së në vitin 2004, kërkuan prani më të madhe të trupave ushtarake të NATO –së, për shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Rusia, duke pasur parasysh aneksimin e Gadishullit së Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Carter, i cili është duke zhvilluar një vizitë tre ditore në Gjermani e pranoi se është diskutuar për dërgimin e katër batalioneve në shtetet baltike dhe në Poloni, ku parashihet që numri i trupave të dërguar të arrijë në katër mijë.

Zyrtarët e tjerë amerikanë kanë deklaruar se qëllim i Amerikës është që të zgjerojë aktivitetin e saj ushtarak edhe në Evropë për të penguar lëvizjet agresive të Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button