Nëse po kërkon këpucë të reja, ka diçka që nuk duhet ta harrosh asnjëherë

Deri më sot, ndoshta nuk e ke menduar asnjëherë se edhe për të blerë këpucë ka një kohë ideale. Dhe këtu nuk është fjala për sezonin, por momentin më të mirë të ditës. Nëse je në një periudhë të tillë, kur po kërkon të blesh një palë këpucë ose sandale, mendo edhe një herë. Specialistët këshillojnë që, nëse vërtet do të blesh këpucë sipas numrit (që jo gjithmonë përkon me masën e vërtetë të këmbës), është mirë që dyqanet t’i vizitosh në mëngjes.

Nëse do të lëvizësh gjatë ditës, në punë apo në ecje, këmbët bymehen dhe nëse provon këpucë të reja në fund të ditës, ka shumë mundësi që të marrësh gjithmonë numër të madh, aq sa për një kohë të shkurtër, do të të dalin nga këmba. Kështu këshillon mjeku specialist Phillip Vasyli për “Total Beauty”, ndërsa këshillon: “Kur vesh këpucë që i përshtaten madhësisë së këmbës, ato i ndihmojnë këmbët të ruajnë formën e tyre, ndërsa nëse masa nuk është e përshtatshme (qoftë më e madhe apo më vogël), për një kohë të shkurtër, këmbët do të deformohen. Nëse i mban këmbët në formën e tyre duke i zgjedhur këpucët e përshtatshme, ato atë formë do të mbajnë gjithmonë.”

Pra, kjo është zgjidhja. Nëse po kërkon këpucë, kështu duhet të veprosh. Që në mëngjes, në dyqan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button