Drejtësia vonon, por nuk harron

 

Në vrazhdën ndodhive të fundit në skenën politike shqiptare, ditë e më tepër po dëshmohen gjërat të cilat i kemi folur vite më radhë.

Pas Azem Sylës, radhën e kanë Adem Grabovci, Ilmi Reçica, Kudusi Selami, Momçillo Trajkoviq ( i riu), …

Njeriu që ska ZOT, fjala e tij është kot.

Sado që të jetë e dhimbshme kjo situatë, ka edhe një të vërtetë fatlume e cila mes grupeve të ndryshme dhe shtetit, u përcaktuan të sakrifikojnë grupet për të ruajtur sovranitetin e shtetit, që një ditë edhe ky shtet të ketë të drejtën e referendumit për ta thënë fjalën e fundit të asaj që ishte aspiratë e kahershme e këtij populli.

Do ishte mirë që shteti shqiptarë dhe Fatos Klosi t’i kishin thënë disa gjëra më herët, me arsye dhe pretekst që sa më herët të pengohej kjo katrahurë, e cila kohëve të fundit i dha një ngjyrë të zezë dhe të zbehtë gjithë asaj veprimtarie dhe sakrificë për çlirimin e vendit dhe shpalljen e pavarësisë së gjatë pritur të Republikës së Kosovës.

Këto zhvillime duhet të jenë mësim për pasuesit dhe gjithë ata që me vite kanë ndjekur këtë politikë të gabuar, pastaj të atyre që kible e kanë pas Francën dhe Beogradin, që sa më herët aq më mirë është të hjekin dorë dhe ta ndryshojnë kursin e tyre me pretekst që të shpëtojnë shpirtin dhe autoritetin e fëmijëve të tyre.

Kjo vlen edhe për strukturat politike shqiptare në Maqedoni, vlen edhe për disa emra të cilët kohëve të fundit po mundohen me çdo kusht të pengojnë proceset në vend, por duhet ta kenë të qartë se dielli i mësuesve të tyre ka perënduar dhe nuk do të ngroh në këtë qiell.

E mbështesim punën e prokurorisë speciale dhe besojmë që edhe në Maqedoni disa njerëz së shpejti do të rrëfehen për gjunahet e tyre dhe do ta gjejnë ndëshkimin e merituar për atë që kanë marrë në qafë këtë popull të pafajshëm.

Realisht nuk duhet të gëzohemi kur mësojmë se arrestohen dhe akuzohen njerëz të cilët i kemi njohur për veprimtarë. Por kur është në pyetje ecuria e proceseve, kur është në pyetje përcaktimi mes asaj që është shok nga njëra anë dhe shtet nga ana tjetër, ky moment kërkon të mbështesim shtetin e Kosovës dhe funksionimin e shëndosh dhe të pavarur të institucioneve të saja.

Këto momente, janë kthimi i shpresës në krijimin e shtetit funksional, krijimin e institucioneve të mirëfillta dhe instalimin e një sistemi të mbajtshëm dhe stabil.

Vazhdon …

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button