Pacolli: Populli i Kosovës votoi për ndryshimin

Në një mesazh të publikuar në Facebook, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se të dielën votimet më ishin të mençura, që janë që janë bërë kohët e fundit.

“Populli i Kosovës i ka treguar politikës së vjetër se nuk i duron regjionalizmat, se nuk duron të konsiderohet në bastione, në feude krahinore. Populli i Kosovës mendon njëlloj për ndryshimin dhe keqqeverisjen në nivel vendor ose në nivel qendror.

Kjo është e arritura më e madhe e këtyre zgjedhjeve e konfirmuar nga këto rezultate të balotazhit. Populli i Kosovës votoi për ndryshimin. Ky kontekst e bën më të ndritshme fitoren e AKR-së në Gjakovë dhe Mitrovicë. Pra kjo fitore nuk është rastësore, por është dëshmi e kësaj fryme të përgjithshme pro ndryshimit, kundër politikës së bastioneve, kundër politikës së ndarjeve krahinore, fetare, partiake.

AKR fitoi në Gjakovë dhe Mitrovicë sepse kishte kandidatët më të mirë dhe programet më të mira. Jo gjithmonë kandidatët e mirë kanë patur programe të mira. Por AKR-ja i kishte të dyja në kandidaturat e Mimozës dhe Agimit”, ka shkruar nder tjerash Pacolli

Lajme të ngjashme

Back to top button