Bosat mafioz dhe gazetarët e pambrojtur

E drejta e publikut për t`u informuar është një vlerë shumë e rëndësishme.

Gazetarët janë shumë kuriozë në kërkimin e fakteve me të cilat do t`u japin lexuesve apo shikuesve informacionin rreth ngjarjeve. Duke ndjekur procesin e punës së gazetarëve, fillestarë dhe veteranë, pjesëtarë të gazetave të vogla e të mëdha, ndonëse në pamje të parë duken shumë të ndryhshëm, ata kanë disa karakteristika të përbashkëta dhe në mënyrën se si e kryejnë detyrën, mund të vësh re shumë ngjajshmëri.

Gazetarë përveç informimit të lexuesve apo shikuesve, përballen me shumë padrejtesi në shoqerine tonë. Vlen të përmenden problemet me të cilat përballen mediumet dhe gazetarët në Kosovë – që nga ato financiare deri te presionet politike, shantazhet deri te rrezikimi i lirisë së shprehjes.

Por çfarë ndodh realishtë sot me gazetarinë në Kosovë?

Gazetarët përveç presioneve të ndryshme politike,mungesës së hapsirës për gazetari investiguese,kërkimin e fakteve për informim një pjesë e tyre mashtrohen e fyhen në mënyra të ndryshme dhe nga punëdhënësit  apo (Shefat) .Nje pjesë tjetër e tyre bëjne gazetari të njëanshme politike duke inforumar vetëm për partitë e tyre dhe ky lloj informimi vërehet  dukshëm  dhe nga lexuesit.

Rastin konkret e  patëm  hiç me larg se dje kur Egnesa Vitia, ish-gazetare në gazetën online “Insajderi” ,nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook lëshon akuza ndaj drejtuesve të gazetës që punonte deri para pak kohësh! Duke e lënë disi mënjanë këtë fenomen, që është i përhapur kudo në Kosovë dhe Shqipëri, ajo që vlen për t’u përmendur nga fjalët e Egnesës është akuza që ajo lëshon ndaj kryeredaktorit të “Insajder”, Vehbi Kajtazi dhe redaktorit Vullnet Krasniqi, për cënim të integritetit personal!

Rastin e gazetares të lartpërmendur e bartin dhe shumë punëtore femra të tjera që punojnë në medie të ndryshme.Por ja që mungon guximi i tyre për ti denoncuar.

Ajo që vihet re sot në shoqërinë mediatike mbarëshqiptare, qëndron në faktin se një pjesë e gazetareve femra nga shefat e tyre nuk vlersohen për dinjiteitn dhe punën që kryejnë por tallen me to duke i portertizuar si objekt seksi.

Është me të vërtetë për të ardhur keq për ata gazetare që paguhen nga politika dhe janë bërë preh e politikanëve që i drejtojnë këto parti duke zbatuar symbyllur porositë dhe direktivat e tyre, duke mos ngritur krye për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre?

Tema e lirisë së medieve në Kosovë vazhdon të jetë pjesë e debatit publik. Përkundër gatishmërisë për t’u përballur me sfidat në lidhje me lirinë e medieve, ajo akoma vazhdon të mbetet e nënshtruar ndaj kërcënimeve dhe dhunës. Edhe pse ‘pushteti i katërt’ në Kosovë gjatë dekadës së fundit ka mbijetuar përkundër kushteve të vështira ekonomike, nevojitet përkushtimi i tre pushteteve paraprijëse dhe shoqërisë civile për ta ndihmuar këtë sektor të rëndësishëm në mënyrë që të kemi zhvillim të përgjithshëm të shoqërisë dhe përdorim të plotë të lirisë nga të gjithë anët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button