Volkswagen në telashe

Nëse po përpiqeni të gjeni vendin perfekt të punës, nuk ka dyshim që është kompania gjermane Volkswagen, e cila pavarësisht telasheve që po heq, nuk ka ndërmend të lërë pa paguar shefat e saj.

Pikërisht kështu, pasi kompania ka vendosur që të paguajë më 63 milionë euro disa manaxherë veteranë që punojnë aty, por edhe të tjerë që kanë punuar më parë, megjithëse shifrat tregojnë humbje të mëdha për shkak të skandalit të ndotjes.

Vitin e shkuar Volkswagen pranoi se kishte manipuluar testet e ndotjes së makinave të saj dhe vetëm gjatë vitit 2015 kjo kompani humbi 5.5 miliardë euro. Por kjo nuk do të thotë që Volkswagen të ndëshkojë ata që e drejtonin, përkundrazi po i shpërblen.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Matias Myler, do të marrë një pagë prej 4,7 milionë eurosh për vitin 2015, megjithëse 800 mijë prej tyre do t’i jepen më vonë. Paraardhësi i tij, Martin Vinterkorn, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas shpërthimit të skandalit, do të marrë 7.3 milionë euro.

Ndërsa, Hans Diter Posch, do të marrë 5.2 milionë euro për punën e tij të vjetër si shef financash dhe një pagë fikse prej 13.4 milionë eurosh për rolin e tij të ri si shef i bordit mbikëqyrës të Volkswagen.

Por, duhet thënë se kompania nuk ka harruar të bëjë gati 16.2 miliardë euro për kostot e skandalit të ndotjes, për të cilin marrësit e pagave milionere nuk dinin asgjë, pasi ishin vetëm disa inxhinierë në fabrika dhe që merrnin paga të zakonshme, që vendosën të mashtronin duke manipuluar testet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button