Gjykata e Apelit konfirmoi: 14 vjet burg për Naser Eshtrefin për vrasjen në Gjorçe

Gjykata e Apetlit e ka konfirmuar dënimin për Naser Eshtrefin i cili ishte i dyshuar për vrasjen e maturantit Angell Petkovski në maj të vitit 2014 në lagjen e Shkupit, Gjorçe Petrov, transmeton Portalb.

20 vjeçari Eshtrefi, do të mbajë 14 vjet burg, pasi që Gjykata i ka refuzuar ankesat.

Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftojnë nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në “Kej” të Vardarit, në afërsi të spitalit të syve e kanë arritur, ndërkaq aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.

Në fillim të procesit gjyqësor, Eshtrefi ka thënë që ndihet fajtor vetëm për vjedhjen, por jo edhe për ngjarjen e therjes, sepse ai e ka ditur se ata e kanë ndjekur, por nuk ka pasur qëllim që ta vret askënd, ndërkaq më parë nuk ka kryer asnjë vepër penale, transmeton Portalb.

Ai atëherë ka deklaruar se thikën nuk e ka mbajtur me vete, por e ka gjetur në lëndinë, përderisa maturanti me të atin e tij më parë brutalisht e kanë rrahur, transmeton Portalb.

Nga familja Petkovski kanë shpjeguar se atyre për të katërtën herë u është vjedhur biçikleta dhe për këtë arsye kanë vendosur të reagojnë dhe ta ndjekin vjedhësin, megjithatë babai i maturantit as që ka menduar se do ta humbë djalin. Angel Petkovski ka ndërruar jetë në duart e babit të tij.

Përndryshe vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button