Përleshje në Strugë, shkak borxhi i pashlyer

Dyzet e tetë vjeçari B.K. nga Veleshta e Strugës dyshohet nga policia për rrahje dhe grabitje, ngase me 28 nëntor ai se bashku me djemtë e tij, nga strugani  A.G. kanë kërkuar që të paguaj borxhin me një kamatë marramendëse, me ç’rast kanë rrahur edhe prindërit e tij. 

Banori i Veleshtës së bashku me tre djemtë e tij janë munduar që me dhunë ti fusin në makinë prindërit e A.G. por ata i kanë kundërshtuar dhe qëllimi i tyre nuk është realizuar. 

Siç informojnë nga policia, me qëllim që të frikësojnë, B.K. dhe djali i tij i madh U.K. (25) kanë nxjerrë armët e tyre që i kanë poseduar pa leje dhe kanë shtënë disa herë.

Ndërkaq në shkurt të këtij vitit B.K dhe A.G. kanë nënshkruar kontrata fiktive për huazim të parave. Sipas marrëveshjes A.G. ka huazuar 15 mijë euro dhe makinë me vlerë prej 25 mijë euro , dhe këto para i ka kthyer me kamatë prej 800 euro në muaj. Pagesa ka zgjatur deri në qershor kur A.G. i ka paguar B.K. 5 mijë e 500 euro.

Në tetor në dy takime të ndara, B.K. i janë paguar 10 mijë euro, kurse më vonë i është dhënë edhe makinë e markës BMW me vlerë prej 12 mijë euro, thonë nga policia.

Gjykatësi i ka përcaktuar B.K dhe djalit të tij U.K masë të paraburgimit që zgjat 30 ditë. Nga policia e Strugës thonë se B.K. nuk ka dosje kriminale.

Lajme të ngjashme

Back to top button