BB: I vazhdojmë aktivitetet në Maqedoni

Banka Botërore (BB) në kumtesë thekson se i vazhdon aktivitetet e saj në Maqedoni dhe se bashkë me vendin është duke punuar në krijimin e standardit më të mirë jetësor të të gjithë qytetarëve.

“Nga viti 1994 Banka Botërore është partnere e fuqishme e Maqedonisë, e cila bashkë me vendin punon drejt krijimit të standardeve më të mira jetësore për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe i mbështet aspiratat e vendit për qasje në Bashkimin Evropian. Gjatë kësaj periudhe, Banka Botërore siguroi ndihmë teknike dhe i financoi 63 projekte në Maqedoni në vlerë prej mbi 2 miliardë dollarë. Banka Botërore i vazhdon aktivitetet e veta në Maqedoni gjatë ciklet politike, duke punuar bashkë me qeverinë tuaj teknike në kuadër të mandatit të saj”, thuhet në kumtesën e BB.

Portfolio aktuale, shtohet në të, përbëhet prej tetë projekteve investuese, të cilat janë në proces të implementimit, në shumë prej 378 milionë dollarë. Prej atje theksojnë se me projektin do të vendoset grant komponentë për përmirësimin e dërgesës së shërbimeve dhe infrastrukturës për komunitetet e varfra dhe të margjinalizuara në komunat në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button