Skandali i përgjimit, Ermira Mehmeti shpërthen në lot në Kuvendin e Shqipërisë (VIDEO)

Deputetja shqiptare e Parlamentit të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, ka shpërthyer në lot sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kur ka guxuar të flasë hapur për herë të parë, siç u shpreh, për skandalin e një përgjimi me natyrë seksuale që synoi të përdhoste figurën e saj. Mehmeti e mori fjalën në Konferencën Rajonale të Aleancës së Grave Parlamentare.

“Jam angazhuar në politikë për vite dhe kam guxuar të flas hapur në politikë por në fund duket se e pagova me një çmim jo vë të vogël, se më vendosën në bankën e të akuzuarit për të më thënë të gjitha të zezat. Askush nuk pyeti se si u bë i mundur gjithë ky përgjim i montuar. Unë akoma jam duke vuajtur traumën nga një goditje jo e vogël dhe kjo është paraqitja ime e parë publike pas asaj ngjarjeje. Ajo më ngelet si pyetja  është sesi fitohet një betejë e tillë”, ka thënë Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button