OEMVP dëgjoi shqetësimet e bizneseve në Kërçovë

Në kuadër të Karvanit të OEMVP-së që filloi këtë muaj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, sot vizitoi komunën e Kërçovës, ku ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e biznesit të këtij rajoni. Duke qenë se kontakti me bizneset është i rëndësishëm, nëpërmjet organizimit të takimeve të tilla të biznesit, OEMVP më nga afër njihet me problemet e kompanive tona anëtare në çdo komunë.

Ajo për të cilën kompanitë e Kërçovës  shprehën shqetësim është politika diskriminuese ndaj investitorëve vendas, ku favorizohen ato të huajt, duke përmendur edhe problemin aktual që kanë me ikjen e fuqisë së re punëtore jashtë vendit.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha theksoi angazhimin e tij  në përpjekjet e vazhdueshme për lehtësimin e klimës së biznesit dhe bashkë diskutuan idetë  se si të rritet më tej bashkëpunimi dhe mbështetja për këto biznese. Oda çdo vjet organizon dhe do të vazhdojë me takime të tilla me kompanitë, kryesisht te vogla dhe të mesme, për t’u njohur me problematikat e tyre, por edhe për të parë çdo mundësi të përmirësimit të klimës së të bërit biznes.

Nё kёtё takim, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së Fatmir Bytyqi shpalosi objektivat e Odës dhe foli për punët e deritanishme, ku u prezantua raporti vjetor i vitit të kaluar dhe plani për 2016. U prezantuan edhe shërbimet e reja që ofron Oda nga ky vit,  duke synuar adresimin e shqetësimeve dhe një qasje afatgjate për zgjedhjen e çështjeve të caktuara në interes të të dy palëve.

Gjithashtu, edhe kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste pranë OEMVP-së, Gëzime Fejzi para bizneseve të Kërçovës prezantoi sfidat dhe pengesat e ndryshme me të cilat përballen gratë sipërmarrëse, duke sugjeruar mundësi dhe forma të ndryshme të përkrahjes së sipërmarrësisë së gruas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button