Dhimbje në familjen Ismaili, motrat përjetojnë një humbje të madhe

Ditë me shumë dhimbje ka qenë ajo e 25 prillit për motrat Ismaili, pasi nëna e tyre u nda nga jeta. Pas një beteje me një sëmundje të rëndë, Mona Ismaili humbi jetën duke lënë pas tre vajza, Zanfinën, Adelinën dhe Emën.

Mona ka qenë mbështetja më e madhe në karrierën e të bijave dhe ka qenë menaxherja e tyre e parë, prandaj dhe publiku ka qenë shumë dashamirës ndaj saj. Siç duket gjendja e saj shëndetësore do të jetë përkeqësuar me kalimin e ditëve, pasi gati një javë më parë, Zanfina ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqej pranë saj, me një dedikim shumë të ndjerë.

“Ti je dielli im, pranvera ime, bota ime, çdo gjë e bukur dhe e çiltër”, ka shkruar Zanfina krah fotos. “Ti bën çdo të vështirë të lehtë, çdo të pamundur të mundur, çdo pengesë lehtësim, çdo hidhërim e bën gëzim dhe çdo errësirë dritë. Çdo minutë pa ty është i humbur. You’re the soul that I can connect in every level. Të dua mami.”/Shqiptarja/225756

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button