Nga e hëna, një valë e ngrohtë kulturore në Teatrin e Tetovës

Nga dita e hënë do të fillojë festivali ndërkombëtar i Teatrit të Tetovës ku do të shfaqen gjashtë shfaqe të teatrove nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Natën e parë do ta hap drama “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”  i teatrit të Shkupit e realizuar     nga regjisori Dino Mustafiq, informoi drejtori i teatrit të Tetovës, Valmir Aziri.

“Publiku tetovar do të ketë mundësi të sheh disa drama të cilët nuk ka pasur mundësi ti shohë me parë. Ky është një bashkëpunim mes teatrit të Tetovës dhe teatrove tjerë, mendoj se do te jetë i suksesshëm dhe në të ardhmen kjo traditë do të vazhdojë” tha Aziri.

Ndërsa aktori Bajrush Mjaku tha se janë munduar ta bëjnë përmbledhjen më të mirë të dramave për këtë festival.

“Bëhet fjalë për drama të cilët janë shfaqur  më parë dhe janë mjaftë të suksesshme. Sipas drejtorisë vitin e ardhshëm do të bëjmë përpjekje të kemi edhe më shumë mysafirë nga vendet fqinje, për të pasur një festival më të suksesshëm” tha Mjaku.

Në natën e dytë festivali do të vazhdojë me projektin teatror të Qendrës Multimedia nga Prishtina “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” në regji të Blerta Nezirajt. Në këtë edicion do të prezantohet edhe shfaqja mjaftë e suksesshme e Teatrit Kombëtar Shqiptar “Edipi Mbret” me regji të Ilir Bokshit. 

Publiku tetovar do të ketë rastin të shoh edhe “Mbas zonjushës Julie“ të Teatrit Kombëtar të Kosovës e me regji të Kushtrim Koliqit, pastaj shfaqjen alternative “Extreme Makeover II-Culture Clash” nga Albania Dance Theater”. Festivali do të përmbyllet më 6 dhjetor me Trupën e Teatrit Migjeni nga Shkodra e cilado të luaj në shfaqjen “Provat gjenerale të një vdekjeje të paralajmëruar” me autor dhe regjisor Stefan Çapalikun.

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove organizohet nga Teatri i Tetovës ndërsa financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, ai zgjat deri më 6 dhjetor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button