Lexoni mesazhet pa e ditur të tjerët se i keni lexuar

Aplikacionet sociale si WhatsApp dhe Facebook Messenger e kanë bërë komunikimin më të lehtë. Por, këto aplikacione edhe shumë lehtë tregojnë nëse dikush është duke ju injoruar.

Falë veçorisë së leximit, këto aplikacione ju tregojnë kur dikush ua ka lexuar mesazhin – dhe është pothuajse e pamundur që ta fshehësh faktin se ia ke lexuar dikujt mesazhin.

Por, jo nëse e dini një trik të thjeshtë, transmeton Gazeta Express.

Pasi që mesazhet që dëshironi t’i lexoni janë tashmë në pajisjen tuaj, e gjitha çfarë duhet të bëni është ta parandaloni aplikacionin që ta dijë se i keni kontrolluar ato, apo jo?

Mënyra më e lehtë për ta lexuar mesazhin e dikujt pa e ditur ai se e keni lexuar është me “Airplane Mode”. Aktivizojeni “Airplane Mode” për ta vrarë përkohësisht internetin.

Sapo ta keni bërë këtë, ju mund t’i kontrolloni lirshëm mesazhet pa u brengosur se dërguesi i tyre e di se i keni lexuar. Ky trik punon si me Messenger ashtu edhe me WhatsApp. Ju do të jeni në gjendje që të lexoni gjithçka që dërguesi ka shkruar, pa e ditur ai. Në ekranin e tyre, shenja se e keni lexuar mesazhin nuk do të shfaqet, edhe nëse e deaktivizoni “Airplane Mode” dhe rilidheni në internet.

2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button