Seks, hashash dhe alkool në ‘’Natën e Bardhë’’

Adoleshente neper rruge, qofte, alkool dhe pse jo edhe hashash. Kjo eshte panorama qe ofron Tirana ne festimet per Natën e Bardhe, e cila rikthehet si nje argetim per banoret e kryeqytetin pas dy viteve.

Kryeqezimet kryesore monitorohen nga efektive te rendit, te cilet kane nje prezence te shtuar, ne kuader te masave te sigurise. Por kjo nuk pengon aspak adoleshentet qe te konsumojne edhe hashashin, te cilin mund ta ndjesh jo vetem ne lokale, por edhe ne rruge teksa grupe te rinjsh e konsumojne si cigare, njofton albpress.com.

Qeveria organizoi festimet ne Tirane, nje dite pas festes se Pavarësisë, e cila me shume ngjasoi me nje dite zie.

Pasi braktisi ditën e flamurit Edi Rama duket se mbivlerson natën e puthjeve dhe përqafimeve. Ai hapi mbrëmjen e sotme dyert e kryeministrisë dhe vecanërisht, Sallën e Hartave për të gjithë qytetarët në kuadër të festimeve për “Natën e Bardhë”.

Persona të selektuar nga familjet qeveritare janë parë të hyjnë në zyrat e Kryeministrit gjoja si popull. Ndërsa një orkestër dhome luante muzikë, ka qenë personalisht kryeministri Rama që ka shoqëruar grupin e parë të “vizitorëve” familjarë të tij në kryeministri. Ata ishin kryesisht fëmijë, mes të cilëve dhe nga komuniteti rom. 

Ndërkaq hyrja në kryeministri kryhet grupe-grupe për shkak të sigurisë. Ndaj nuk është bërë e mundur që Kryeminstria të hapë të gjitha hapësirat e saj.

Nje shembull te ngjashem ka ndjekur edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili ka hapur dyert e parlamentit shqiptar per njerezit e thjeshte.

Lajme të ngjashme

Back to top button