Kanada, profesoreshat vendosin mbulesën në shenjë proteste për ndalimin e saj

Duke treguar solidarizim me pakicën muslimane dy profesoresha të njohura nga Montreali kanë veshur hixhabin në shenjë proteste kundër një ligji të propozuar për ndalimin e simboleve fetare.

“Hixhabin e mbaj në shenjë solidarizimi”, tha profesoresha e historisë pranë universitetit Concordia, Nora Jaffari për CBC-në.

Më herët, në Quebec janë hapur diskutime fetare pasi që partia kontroverse Parti Quebecois, propozoi ndalimin e mbajtjes së simboleve fetare në sektorin publik, shkolla, spitale, etj.

Duke kundërshtuar këtë propozim, Jaffary si dhe profesoresha e shkencave politike Catherine Lu, kanë vendosur të veshin hixhabin edhe pse ato nuk janë muslimane, duke u solidalizuar kështu me popullatën islame, njofton CBC.

Nga 32 milion banorë sa ka Kanadaja, 2.8% përbëjnë muslimanët.

Lajme të ngjashme

Back to top button