Ndryshimet klimatike, Leonardo DiCaprio në OKB

Aktori fitues i çmimit “Oscar”, Leonardo DiCaprio u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mbledhur në Kombet e Bashkuara për të shkuar përtej angazhimeve të tyre, që përmban Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike. “Ne mund të urojmë njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë asgjë”, nisi DiCaprio fjalën e tij, njofton TCH.

“Po, ne kemi arritur këtë marrëveshje. Kjo është një arsye për shpresë. Ju e dini se ndryshimi i klimës po ndodh më shpejt sesa e kishin parashikuar dekada më parë edhe studiuesit më pesimistë të klimës”, tha Leonardo DiCaprio.

DiCaprio foli jo rastësisht mbi këtë çështje kaq të prekshme, pasi ai është i dërguari i OKB-së për paqen, puna e të cilit fokusohet te çështjet e mjedisit. Aktori, i cili me shumë mund arriti të fitonte një çmim “Oscar”, tha gjithashtu se “nipërve tanë do t’u vijë turp nga ne, nëse ata mësojnë se bota kishte fuqinë për të frenuar ndryshimet klimatike, por ka munguar vullneti politik për ta vënë në zbatim”.

Vetëm në muajt e fundit, temperaturat globale kanë thyer rekorde mbi mesatare, që nuk janë parë ndonjëherë në historinë njerëzore. Ky fakt, sipas DiCaprios dhe folësve të tjerë në panelin e OKB-së, duke përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, tregojnë nevojën për një reduktim të emetimit të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë të dëmshëm, më shumë sesa ç’është parashikuar nga Marrëveshja e Parisit.

Përfaqësues nga më shumë se 170 vende u mblodhën për Ditën e Tokës, në një takim të organizuar nga Ban Ki-moon për të nënshkruar Marrëveshjen e Parisit, duke vendosur një rekord për akordin unanim të nënshkruesve për ndonjë marrëveshje ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button