I vjen fundi edhe serialit ‘Kafeneja Jonë’

E hëna e 9 dhjetorit do të jetë dita e fundit kur seriali i popullarizuar kosovar “Kafeneja Jonë” do të shfaqet në RTK.

Dy protagonistët e këtij seriali, që për një dekadë ka argëtuar shikuesit kosovarë, kanë konfirmuar përfundimin e tij, edhe pse nuk kanë dhënë arsyet për këtë.

Astrit Kabashi, që luan rolin e Bekimit në këtë seria, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, lajmin e keq për adhuruesit e këtij seriali.

“Merr fund Transmetimi i Kafeneja Jonë ne RTK! Episodi i fundit më 9 Dhjetor”, ka shkruar Astrit Kabashi.

Protagonisti tjetër i serialit, Naser Rafuna, që luan rolin e Muharremit, gjithashtu ka konfirmuar mbylljen e “kafenesë”, transmeton lajmi.net.

“Përfundoi seriali “Kafeneja Jone” . Më 9 dhjetor emetohet episodi 336 ne RTK, pra episodi i fundit. Ju falënderojmë që na keni përcjellë dhe pëlqyer, të gjithë ju miq të dashur. Thanks nga ekipi ynë”, ka shkruar Naser Rafuna.

Postimet e tyre kanë ngjallur reagime të shumta nga “friends”-at në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button