Vetëm do të jem i yti

Unë të josha në anën tjetër të botës duke shfrytëzuar kureshtjen tënde rinore. Jo me dashje, jo me qëllim, edhe unë njësoj, një kureshtar me dëshirë për të kuptuar jetën dhe dashurinë. Vërtetë, me ty desha të shkëputem nga idiotësia e kohës dhe vendit, por që mbetëm vetëm të ngujuar në cepin e mesbotave. Të dashuruar. Të hutuar. Të lënduar.

Me sy që shihnin veçse dëlirësinë e shpirtit tënd, nuk pash prangat që të lidhnin, as të tuat e as të miat. Morëm vendime dashnorësh të lumtur. Vendime të shkëputura prej arsyes, të urdhëruar nga dashuria dhe epshi. Por harruam, që ne jemi dy e ata janë shumë dhe ashtu të mpirë nga prangat, u çmagjepsëm dhimbshëm me mendime të çara e me zemra të thyera.

Megjithatë dua të të them Annabel, edhe shumë kohë do të bredhësh në ëndrrat e mia, e dëlirë, e qeshur e ndritshme. Ndërsa gjithnjë do mjaftoje ti hapësh krahët dhe me sy të më kërkosh, e unë do të strukem serish te ti. Dhe tani e di, asgjë nuk do të flas, asgjë nuk do të dëshiroj, vetëm do të jem i yti.

Fragmente nga Lundruesi

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button