Kocijançiq: Shprehim keqardhje për shkak të anulimit të takimit në Vjenë

Shprehim keqardhje që takimi i liderëve i planifikuar për nesër në Vjenë nuk do të mbahet, deklaroi për MIA-­n Maja Kocijançiq, zëdhënëse e eurokomisarit për zgjerim.

“Ne vazhdimisht përsërisim se dështimi i Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze për vendin. Thellësisht shprehim keqardhje për çfarëdo lloj hapash reaksionare në Shkup që do ta çojnë vendin larg aspiratave të saj për inkuadrim në Bashkimin Evropian”, thotë Kocijançiq në deklaratë.

Ajo thekson se Komisioni Evropian mbetet në dispozicion që t’u ndihmojë partive tani dhe në të ardhmen, por shton se përgjegjësia për siguri të procesit demokratik dhe arritje të progresit në rrugën euroatlantike u mbetet vetë partive politike, ndërsa në interes të qytetarëve të vendit të tyre.

“Ata duhet të porosisin rezultate”, thotë Kocijançiç dhe paralajmëroi se për kohë të shkurtër do të pasojë deklaratë me më shumë hollësi për qëndrimin e KE­-së lidhur me anulimin e takimit të liderëve. Paraprakisht, zëdhënësi i Komisionit Evropian në Vjenë deklaroi se takimi i liderëve është anuluar, për shkak se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtje të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button