Promovohet libri “Islami porosi universale”, i autorit Shaqir ef. Fetahu

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së pejgamberit, Muhamedit s.a.v.s., anekënd vendit u mbajtën shumë aktivitete të organizuara nga organet e BFI në RM. Një nga këta aktivitete ishte edhe promovimi i librit Islami porosi universale, i autorit Hfz.Shaqir ef. Fetahu, Mufti i Muftinisë së BFI-së Gostivarit.

Në këtë event prezantoi edhe Reisul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpuntorët e vet, kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, kryetari Komunës së Vrapçishtit Bajram Kadria, ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi si dhe shumë personalitete të tjerë të jetës fetare dhe shoqëroro-politike.

Pas fjalës së recenzentit të librit, Sherif Dehari dhe referuesi i Musa Musai, fjalë rasti pati edhe Reisul Ulema i Bashkësis Fetare Islame h. Sulejman ef Rexhepi, i cili tha:

“Natyrisht, shkrimet e Shaqir efendi Fetahut në vete përmbajnë edhe tonin polimizues i cili kumbon fuqishëm përballë tendencave, rrymave dhe përpjekjeve antiislame.

Qasja në të tilla probleme nga prizmi islam, dëshmon se feja jonë ka kuadro të cilat dijnë ta mbrojnë si dhe ka një perspektivë të sigurtë në nënqiellin tonë. Shaqir efendi Fetahu është autor tipik i cili heshturazi por me fuqinë e zërit protestues të fjalës së shkruar di të thyej tabu, di të përballet me probleme të ndryshme që ditë për ditë i shfaqen muslimanëve të trevave tona. Çështjet fetare, argumentet e pathyeshme kuranore si dhe shembujt e përjetshëm nga tradita islame të cilat ngërthehen në këto tema, janë barrierë të pathyeshme karshi tendecnave pseudofetare e pseudoshkencore. Shkrimet e autorit në fjalë nuk mëtojnë që të jenë vetëm për lexuesin shqiptar, për atë mysliman, por, për të gjithë llojet dhe shtresat e lexuesve. Autori ka edhe shqetësimin tjetër, ka obligimin prej një teologu të sinqertë që, të gjithë të kuptojnë se feja Islame është porosi universale, është për mbarë njerëzimin dhe për të gjitha kohërat. Kësaj me mjaft sukses ia ka dalur Shaqir efendi Fetahu, të cilin, në fund, edhe dua ta përgëzoj për këtë sukses. Urime dhe, me shpirt lutem që Allahu i Gjithëmëshirshëm të na i ngjeshë radhët tona akademike me ROJTARË të këtillë të Kuranit dhe të islamit. Shëndet dhe, shumë suksese, Myfti i nderuar, Shaqir efendi Fetahu”, ka përfunduar fjalën e vet H. Sulejman ef. Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button