E konfirmuar: Gazetari Zoran Bozhinovski është arrestuar

Në Novi Sad është arrestuar gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski nga ana e autoriteteve serbe. Ministria e Drejtësisë, për Portalb ka konfirmuar se ajo ka pranuar shkresë nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë në të cilën informohet se është arrestuar shtetasi i RM-së me inicialet Z.B.

“Ministria e Drejtësisë konform marrëveshjes për ekstradim me Sërbinë do të përgatisë lëndën dhe të njëjtën do e procesuoj që të mund të realizohet ekstradimi i personit në fjalë”, thonë për Portalb nga Ministria e Drejtësisë.

Bozhinovski pritet të del para gjykatësit hetues në Novi Sad pas çka do të pasojë procesi për ekstradimin e tij në Maqedoni. Lajmi u konfirmua për Alsat M edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni.

“Ministria e drejtësisë ka pranuar shkresë nga ministria e drejtësisë së Republikës së Serbisë në të cilën informohet së është bërë arrestimi i shtetasit të RM-së me inicialet Z.B. Ministria e drejtësisë konform marrëveshjes për ekstradim më Serbinë do të përgatisë lëndën dhe të njëjtën do ta procedojë që të mund të bëhet ekstradimi i personit në fjalë”, thuhet në njoftimin e MPS-së.

Autoritet maqedonase kanë shpallur flet arrest ndaj Bozhinovskit i cili është njëri nga të dyshuarit në rastin “Spiun”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button