VIP-at urojnë ndryshe

Përveç që kanë festuar e janë kujdesur që të argëtojnë fansat e tyre kudo që ka shqiptarë në ditën e Pavarësisë, këngëtarët tanë nuk kanë lënë anash edhe urimet e shumta që kanë mbushur rrjetet sociale ditën e djeshme (e enjte).

“Gjaku im feston. Urime shqiptarë kudo që jeni”, ishte mbishkrimi i këngëtares Elvana Gjata i cili është përcjell me mijëra komente nga fansat e saj. E ndër shumë komente që kanë shkuar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë, ai i Ermal Mamaqit ishte më specifiku.

“Shqiptarë në të gjithë botën, gëzohuni se jeni të pavarur! Përveç jush që ju rreh mami, gruaja apo burri. Edhe juve që nuk ndaheni dot nga droga, alkooli, cigarja ose bixhozi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button