KK Forca 10 vite ekip, 10 vite suksese

Klubi i karatesë “Forca” të premten në mbrëmje ka festuar 10 vjetorin e themelimit të saj, ndërkohë që kremtimi qendror u zhvillua në restorant Aktiva, ku morën pjesë mysafir nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Poashtu me prezencën e tyre këtë manifestim e nderuan edhe politikan dhe fytyra publike, kurse mysafir special ishin sekretari gjeneral i WSKU-së, Erxhument Tashdemir, si dhe asaj të Turqisë, Hajrettin Hamurxhu. 

Ky aktivitet kishte edhe programin e saj, ku së pari u prezantua një video me foto dhe momente më të mira nga historiku i klubit që u prit me duartrokitje, kurse më pas u ndanë edhe shumë mirënjohje, pllakate dhe kupa për kryetaren e klubit Shkodrane Dardhishta, trajnerin Muharem Imeri, trajnerët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia si dhe për sponsorët, ministrat si dhe gazetarët. 

Me shpërblime u ndërruan edhe kryetaret e Federatave të rajonit Fadil Arifi (Kosovë), Petrit Baba (Shqipëri) si dhe Dragi Stojanovski (Maqedoni). Pa dhurata nuk mbetën as sportistët e këtij klubi si Jon Dardhishta, Janina Dardhishta, Arjet Pejkoviç, Zubejr Bajrami, Abdurahman Halimi, Suhejb Veseli, Arta Bushi, Jusra Ademi, Xhezair Sali, Verona Ajdini, Fatmir Demiri, Vullnet Qamili, Fisnik Agushi, Mevlud Memeti, Efrah Halimi, Usame Bajrami, Veli Qamili, Erkan Lusijani, kurse në fund klubi i shpalli si sportist të vitit Sajra Morina e cila sivjet u bë kampione e Ballkanit si dhe Abdurahim Idrizi i cili poashtu nga ky aktivitet u kthye me dy medalje. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button