Demolohet Zyra Popullore e Ivanovit në Tetovë

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 5:50, është demoluar Zyra Popullore e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov në Tetovë, njofton Portalb.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës, sulmues të panjohur kanë gjuajtur me gjësende të forta drejt objektit, të cilit ia kanë thyer dritaret dhe derën. Zyra ndodhet në rrugën Boris Kidriç, në qendër të qytetit, ndërkaq ashtu siç njoftojnë nga policia, brenda objektit janë gjuajtur edhe disa vezë.

Ekipi i policisë dhe prokurori publik janë duke e kryer ekspertizën.

Të  mërkurën e javës së kaluar, është demoluar edhe Zyra Popullore e Ivanovit në Shkup, gjatë kohës së protestave në lidhje me vendimin për faljen e politikanëve dhe funksionarëve të tyre që janë nën hetime. /Portalb

LEXO: Ekskluzive: Ja momenti kur protesuesit hyjnë në objektin e presidencës (VIDEO+FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button