Shkëndija i mori pikë Vardarit, Shkupi nuk u lodh me Mlladostin

Ka përfunduar rrethi i tretë i Ligës së Parë futbollistike në Maqedoni, ku faza e “Play Off”-it tani më ka mësuar dhe të gjitha ekipet. Është e sigurt se gara për titull do të jetë shumë dramatike, pasi diferenca në pikë mes liderit Vardarit dhe Shkëndijës ka mbetur në dy pikë, Shkupi mbetet në mesin e katër ekipeve më të mira, ndërsa Renova do të mundohet që ti ikë më të keqes, pasi që fazën e katërt do ta vazhdojë në fazën e “Play Out”-it.

Në ndeshjet e javës së 27-të, në stadiumin “Filipi i Dytë”, nga nj gol në dy rrjetet ka lënë që Shkëndija të shpreson në titullin kampion, edhe pse deri në fund do të luhen edhe pesë ndeshje dhe ka shanse të mëdha për të eliminuar negativë e dy pikëve. Sot të parët në avantazh kishin kaluar nikoqirët me golin e shënuar nga Felipe në minutën e 34-të, ndërsa pesë minuta më vonë Armend Alimi heshti tifozët vendas, apo më mirë thënë tërboi ata pasi që ju vërsulën tribunës ku ishin të ulur një numër i vogël i kryesisë së Shkëndijës dhe anëtarëve të FFM-s.

Shkupi edhe pse me një ekip të kombinuar pa problem ka mundur Mlladostin, duke u rikthyer në pozitën e katërt. Golin e vetëm në këtë ndeshje e kishte shënuar Sedat Berisha në minutën e 10-të. Renova u këndell në fund të sezonit, por tani më ishte vonë për të mbetur në mesin e gjashtë ekipeve më të mira. Metalurgu ishte viktima e tyre, ndërsa të përzgjedhurit e Qatip Osmani shënuan katër gola. Serinë  e golave e hapi Nuhiu, që më pas dy herë të shënoj Gafuri dhe një Selmani. Për mysafirët golin e vetëm e kishte shënuar Jakimovski.

Në ndeshjet tjera, ashtu dhe sikurse pritej, Horizont Turnova e fitoi Rabotniçkin dhe Bregallnica e kishte fituar Sileksin. /Portalb /

Është mësuar edhe orari i ndeshjeve të fazës së katërt të “Play-Off”-it, ku në javën e 28-të, (e merkurë, 20.04.2016) do të takohen: Sileksi – Shkupi, Shkëndija – Rabotniçki dhe Vardari – Bregallnica.

Java e 29-të (24.04.2016): Vardari – Shkëndija , Bregallnica – Shkupi dhe Rabotniçki – Sileksi.

Java e 30-të (30.04.2016): Shkupi – Rabotniçki, Shkëndija – Bregallnica dhe Sileksi – Vardari.

Java e 31-të (08.05.2016): Shkëndija – Sileksi, Vardari – Shkupi dhe Bregallnica – Rabotniçki.

Java e 32-të (19.05.2016) Shkupi – Shkëndija, Rabotniçki – Vardari dhe Sileksi – Bregallnica.

Ndërkohë në fazën e “Play Out” orari është ky:

Java e 28-të (20.04.2016): Renova – Metalurgu, Horizonti – Mlladosti

Java e 29-të (24.04.2016): Horizonti – Renova dhe Mlladosti – Metalurgu

Java e 30-të (30.04.2016: Renova – Mlladosti dhe Metalurgu – Horizonti

Java e 31-të (04.05.2016): Metalurgu – Renova dhe Mlladosti – Horizonti

Java e 32-të (08.05.2016): Renova – Horizonti dhe Metallurgu – Mlladosti

Java e 33-të (15.05.2016): Mlladosti – Renova dhe Horizonti – Metallurgu

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button