Fjalëkryqi mbush një shekull, ja si lindi para 100 vjetësh!

U krijua nga pena kretive e anglo-amerikanit Arthur Wynne dhe u shfaq për herë të parë më 21 dhjetor 1913 në gazetën “New York World”.

Fjalët kryq presin sot në vertikal, horizontal e diagonal finishin e një shekulli jetë. Plot 100 vjet janë mbushur që nga lindja e lojës së famshme enigmatike në SHBA.

Saktësisht u krijua nga pena kretive e anglo-amerikanit Arthur Wynne, i cili kërkonte diçka për të “futur në mendime” njerëzit dhe u shfaq për herë të parë më 21 dhjetor 1913 në gazetën “New York World”. Duke u bërë menjëherë një nga lojrat e kohës së lirë më të përhapura në botë, transmeton 77news.

Për të përkujtuar 100-vjetorin, dje logo e Google u shndërrua në një fjalëkryq interaktiv, ndërsa “National Public Radio” është mbështetur në fjalëkryqin origjinal të 1913-s për të publikuar online një version të atij të Arthur Wynne, me definicione dhe fjalë të freskuara disi.

Në një intervistë të publikuar në revistën amerikane “Atlantic”, autorja e fjalëkryqit të “New York imes”, Deb Amlen, ka treguar sesi kjo lojë fjalësh “bashkon njerëzit” dhe sesi teknologjia ka ndryshuar mënyrën e të luajturit të njerëzve: “Mendoj se kush adhuron kronometrimin për të shikuar sesa shpejt arrin të gjejë zgjidhjen, preferon të luajë me kompjuter. Fundja, shumë njerëz mund të rrahin më shpejt tastet, sesa të shkruajnë…”.

Lajme të ngjashme

Back to top button