Asnjë president i botës nuk fal si Gjorge Ivanovi

Presidenti i RM-së Gjorge Ivanov mori vendim për t’i falur politikanët, të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg pa kërkesën e tyre dhe pa u konsultuar fare me ta, me pretendimin se kështu mbron interesat e shtetit, dhe këtë disa herë e ka përsëritur njofton Portalb.mk.

Si që transmeton DW, edhe pse Ivanov thotë që vet ka vendosur për këtë vendim, ai është marrë vesh me partinë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE për t’i shpëtuar dhjetra funksionarët e saj të dyshuar nga Prokuroria Speciale për krime dhe korrupsion, duke përfshirë kështu edhe krerët më të lartë partiak.

Ndërkohë presidentët e shteteve të tjera nuk janë kaq mëshirues: ata falin pasi kryerësi i veprës penale të jetë dënuar, të ketë vuajtur një pjesë të dënimit dhe personalisht  ose të tjerë të kenë kërkuar faljen. Dhe atë, këta presidentë nuk falin të akuzuar për krime dhe korrupsion në dëm të banorëve dhe buxhetit shtetëror.

Më 25 mars presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dekretoi faljen e Nazime Vishës, me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë e pas kërkesave të vazhdueshme nga shoqëria civile dhe personalitete të njohura për ta faluar. Visha ishte dënuar me 10 vite burg për vrasje me paramendim të personit, që e kishte abuzuar disa vite rradhazi.

Në shtator të vitit të kaluar Presidenti egjiptian, Abdel Fattah Al-Sisi i fali 100 persona, përfshirë: 24 aktivistë të cilët u dënuan me nga 3 vjet burg në tetor të vitit 2014 për shkak të shkeljes së ligjit mbi protestë dhe tre gazetarët e Al-Jazeerës, të cilët ishin dënuar me nga 3 vjet burg për shkak të kryerjes së punës pa autorizim dhe mbrojtjes së një organizate terroriste.  Egjipti ka rreth 93 milion banorë, njofton Portalb.mk.

Në dhjetor të vitit 2013 Presidenti rus, Vladimir Putin befasoi publikun me faljen e kundërshtarit të tij politik, Mikhail Khodorkovsky, të cilit dënimi me burg do t’i përfundonte në gusht të vitit 2014. Khodorkovsky, njëherit njeriu më i pasur në vend ishte dënuar për krime ekonomike në vitin 2003, ndërsa ekziston dyshimi se proceset për të cilët u dënua ishin të montuara dhe se i njëjti vuajti 10 vite burg politik.

Barak Obama në dhjetor të vitit të kaluar i fali vetëm dy persona, edhe atë: i pari ishte i dënuar për  falsifikim të obligimeve dhe i dyti për ndihmë dhe inkurajim të mashtrimeve bankare. Ndërsa ua zvogëloi dënimet keqpërdoruesve të drogës, me arsyetimin se nuk i meritonin dënimet që u ishin shqiptuar dhe se SHBA promovon dhënien e shancës së dytë, edhe atë: 46 keqpërdoruesve në korrik të vitit të kaluar  dhe më 30 mars edhe 61 keqpërdoruesve të tjerë.  SHBA ka mbi 323 milion banorë njofton Portalb.mk.

Ndryshe, Obama njihet si presidenti më i pamëshirshëm në historinë e presidentëve të SHBA-ve. Ai gjatë mandatit të plotë, ka falur vetëm 70 persona dhe ua ka zvogëluar dënimin vetëm 187 të tjerëve, duke refuzuar kështu 1627 kërkesa për falje dhe numrin rekord prej 8123 kërkesave për zvogëlim të dënimit./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button