Përfundoi e qetë protesta në Shkup (FOTO+VIDEO)

21:50- Gazetari i Portalb nga terreni njofton se protesta e sotme ka përfunduar.

fundii

21:40- Disa protestues kanë nisur të shpërndahen. Situata para Qeverisë është e qetë.

12992372_579771722200521_1713145702_n

21:25-  Situata e qetë para Qeverisë së Maqedonisë. Vazhdojnë me brohoritje protestuesit “dorëheqje”, “do të fitojmë”, “vjedhës”, “nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”…

20:55- Gazetari i Portalb njofton se Stojançe Angellov, nga Dinjiteti, bën thirrje që protestuesit të mbajnë distancë nga kordoni policor, sepse ka në mesin e masës persona që gjuajnë drejt policisë me qëllim eskalimin e protestave.

 

2a

20:45-Gjendja ende qëndron e njëjtë, forcat policore me një numër mjaft të madh qëndrojnë para qeverisë, protestuesit bërtasin me thirrje ‘shtet policor’, ‘shtet i padrejtë’ dhe vazhdimisht ashtu si edhe më herët kërkojnë dorëheqjen e Ivanovit dhe Qeverisë në krye me Gruevski.

Policia ka vendosur kordon në pjesën afër urës Goce Dellçev për të mos lejuar që të shpërndahen protestuesit.

1

20:30-Protestuesit gjenden para Qeverisë, bëjnë thirrje që Qeveria të dorëhiqet dhe Ivanovi të tërhiqet. Numri i forcave policore gjithnjë e më shumë rritet.

Momentalisht situata është e qetë dhe nuk ka përplasje mes policëve dhe protestuesve.

a2

A1

20:20-Tani policia i ka lëshuar protestuesit që të afron afër Qeverisë.

7A

A6

20:15-Stojançe Angellov ka mbajtur një fjalim para protestuesve duke bë thirrje policisë që për momentin kjo protestë po ndjeket nga e gjithë bota andaj me të mirë policia të lëshoj pe dhe t’i lejojë protestuesit që të afrohen pranë qeverisë sepse nuk duan t’i dërgojnë botës fotografi të këqija sepse protestuesit janë njerëz shumë të mirë që po luftojnë për të drejtën e tyre që të mos lejohet falja e kriminelëve.

Protestuesit gjithnjë e më tepër bërtasin ‘ky shtet është mafioz’, ‘qeveria poshtë’,’Ivanovi poshtë’,’shtet policor’ etj.

Megjithatë të gjitha thirrjet e protestuesve po hasin në vesh të shurdhër sepse policia nuk lëshon pe. Gjithashtu po shtohet numri i njësisë speciale policore.

Tani për tani situata është e qetë pa incidente

Policia largon autoblindat, por kordoni ende vazhdon të jetë aty.

19:55-Kordonët e policisë janë vendosur në largësi prej 800 metra nga objekti i Qeverisë dhe policia nuk i le protestuesit të afrohen pranë objektit. Protestuesit me fishkëllima dhe fyerje i drejtohen policisë që t’i lëshojnë ata të protestojnë para objektit që siç thonë ata me paratë e tyre është ndërtuar.

Për t’i ndaluar protestuesit, policia i ka afruar edhe autoblindat.

a3

a2

19:50-Pasi që edhe te gjykata kushtetuese nuk i lejuan të protestohet, rreth 10 mijë  protestues janë nisur në drejtim të Qeverisë së Maqedonisë ku pritet të vazhdojnë revoltin e tyre. Shihet numër i përforcuar i policë që është nisur drejt Qeverisë, ndërsa protestuesit me fishkëllimë dhe thirrje ‘dorëheqje’ vazhdojnë protestën.

2A

A1

19:40-Sheshi Maqedonia është vërshuar nga protestuesit pasi që policia nuk i lejoi të shkojnë para Gjykatës Kushtetuese.

3a

19:30-Protestuesit pasi qe nuk u lejuan para kuvendit të protestojnë, nëpër portën Triumfale e drejt sheshit Maqedonia kanë arritur te ura e gurit me qëllim që të shkojnë përpara gjykatës kushtetuese për të protestuar.

Megjithatë policia menjëherë ka reaguar dhe ka formuar kordon në mbarim të urës, ndërkaq protestuesit tani për tani janë në urë.

Shikohet përforcim i njësive speciale të cilat nuk i lejojnë protestuesit të farohen në objektin e gjykatës kushtetuese. Protestuesit po tentojnë që të vazhdojnë protestën e tyre, por numri i madh i njësisë speciale nuk lejojnë një gjë të tillë.

19:15 – Një protestuese me emrin Daria u shpërndau lule policëve që qëndronin në kordon për të mos i lejuar protestuesit që të afrohen pranë Kuvendit. E pyetur nga gazetarët se pse iu shpërndau lule policëve, atyre që mbrojnë pushtetin, Daria është përgjigjur se ata janë detyruar nga pushteti që të qëndrojnë këtu, dhe se ne si protestues nuk kemi asgjë kundër tyre dhe përkundrazi i përkrahim.

Përndryshe situata është e qetë dhe nën kontroll, dëgjohen fishkëllima dhe të brohoritura nga protestuesit drejt policisë që nuk i lë të afrohen. Thirrjet dhe sharjet kundër pushtetit, gjegjësit kundër VMRO-së dhe Presidentit nuk kanë të ndalur, protestuesit kërkojnë tërheqjen e vendimit dhe dorëheqjen e Presidentit Ivanov.

f1

aaaaaaaaaaaaa 8A

4A

18:55 – Stojançe Angellov policëve dhe njësitit special i ka bërë thirrje që të largohen që protestuesit të shkojnë përpara kuvendit që siç tha ai në objektin e qytetarëve, megjithatë thirrja e tij ka hasur në vesh të shurdhër, policia nuk është larguar i gjithë Kuvendi është ende i rrethuar ndërkaq mijëra qytetarë qëndrojnë në afërsi të kordonëve të policisë që nuk i lejojnë të afrohen para Kuvendit.

6a

3a

2a

Stojance Angellov

3a

2A

1A

4a

18:50 – Protestuesit janë afruar afër kordonit policor po bërtasin ‘nuk ka drejtësi nuk ka paqe’ megjithatë forca të mëdha të policisë e kanë bllokuar tërë vendin dhe tërë rrugët që shpien deri te kuvendi i Maqedonisë, tani për tani ka disa përplasje verbale, megjithatë situata është nën kontroll të policisë.

18:45 – Protestuesit nuk janë ndalur as para Ministrisë së Drejtësisë e as para Objektit të Zyrës së Ivanov, ata vazhduan rrugën e tyre drejt Kuvendit ku i pret kordoni policor me disa autoblinda.

Protestuesit vazhdimisht bëjnë thirrje që qytetarët të ju bashkëngjiten për siç thonë ata, tu liruar një herë e përgjithmonë nga krimi i këtij pushteti.

6a 1aa 5a

18:40 – Mijëra protestues nën mbikëqyrjen e policisë nga objekti i Prokurorisë Speciale janë nisur drejt objektit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës popullore të presidentit Ivanov. Të dy objektet janë të rrethuara nga policia dhe momentalisht situate është e qetë.

Paraprakisht disa protestues, më herë kanë shkuar te  dy objektet e lartpërmendura dhe aty presin pesën dërmuese e cila do të iu bashkëngjitet duke ardhur nga PSP-ja.

Një kordon tjetër i njësisë speciale është vendosur në udhëkryqin në afërsi të selisë së VMRO për të mos i lejuar protestuesit ti ofrohen objektit në fjalë

4a 1a 2a 3a

18:25 – Gazetari i Portalbit nga tereni njofton që qytetarët e pakënaqur përpara prokurorisë speciale me thirrje mbështetje për PSP-në janë grumbulluar për ta përkrahur punën e këtij institucioni kundër krimeve të cilat ashtu sipas disa rasteve që i ka hapur kjo prokurori i kanë bërë politikanët dhe funksionareve  në pushtet.

Në mbështetje të protestuesve kanë dalë edhe plenumi studentor të cilët bëjnë thirrje që të lirohen dy kolegët e tyre, që siç thonë ata janë arrestuar gjatë protestave të natës së 13 prillit. Fishkëllima dhe sharje po dëgjohen për partinë në pushtet që sipas protestuesve janë iniciatorët kryesor që presidenti e mori vendimin për falje.

A1

AAAAAAAAAAAAAA

Plenumi studnetor

18:21 – Gazetari i Portalbit nga tereni që ndodhet para kuvendit raporton se forca të mëdha të njësisë speciale dhe të policisë me autoblinda kanë rrethuar objektin që të mos lejohen të afrohen protestuesit në afërsi apo përball tij.

Situata momentalisht është e qetë, vërehen qindra protestues në afërsi të kordonëve të policisë ndërkaq ashtu siç raporton gazetarja e Portalbit në terren shumica e protestuesve janë përball objektit të prokurorisë speciale për t’i dhënë mbështetje institucionit në fjalë.

Përndryshe sot është dita e katër e protestuesve të pakënaqur me vendimin e 12 prill të presidentit Ivanov i cili vendosi që t’i fal të gjithë politikanët dhe funksionarët të cilët janë nën hetim. Vendimi i Ivanovit ka rezultuar me protesta të shumta gjatë këtyre ditëve ku në disa raste ato eskaluan nga protesta paqësore në të dhunshme.

Përndryshe vërehet se  janë riparuar dritaret që ishin thyer ditë më parë të zyrës së Presidentit Ivanov.

 

2a

5a

6a

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button